Kardiologjia

Shumica e pacientëve me probleme kardiake nuk mund të futen në “listat e pritjes” dhe sorollaten “nga një spital në tjetrin”. Qendra e Kardiologjisë Spitalore CODRA, duke qenë si një ndalesë me të gjitha shërbimet, ju ofron rrugën më të shkurtër të mundshme nga diagnoza në terapi.

Prej shumë vitesh, Spitali CODRA ka zhvilluar Qendrën e tij të Kardiologjisë dhe sot me krenari mund të themi se ofrojmë kujdes të avancuar për pacientët në zgjidhjen e kushteve problematike të shëndetit kardiak, që nga diagnoza, përmes trajtimit, tek kirurgjia dhe kujdesi spitalor. Për shkak të investimit të vazhdueshëm në pajisjet më moderne diagnostikuese, një bllok operativ i pajisur sipas të gjitha protokolleve më të fundit botërore, të udhëhequr nga kardiologët dhe kardiokirurgët më të mirë nga Mali i Zi dhe rajoni, Spitali CODRA është në gjendje t’u ofrojë pacientëve të tij një shërbim të plotë në një nivel të lakmueshëm dhe në përputhje me standardet që praktikohen në klinikat më të mëdha botërore.

Në Spitalin CODRA, “Ekipi Akademik i Kardiologjisë”, i pari i këtij lloji në Mal të Zi, funksionon duke ndjekur shembullin e të gjitha klinikave moderne të kardiologjisë evropiane dhe botërore. Parimi kryesor i shërbimit që ne ofrojmë për pacientët është “një ndalesë me të gjitha shërbimet” dhe “Gjithçka në tre ditë” – diagnoza bazë dhe përcaktimi i terapisë nëse është e nevojshme.

“Ekipi Akademik i Kardiologjisë” përbëhet nga profesorë dhe bashkëpunëtorë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Beogradit, kardiologë me përvojë të cilët punojnë në Qendrën Klinike të Serbisë, Instituti për Sëmundje Kardiovaskulare Dedinje, Qendrat Klinike dhe Spitalore “Zvezdara” dhe “Dr. Dragiša”. Mišovic”.

Trajtime


Diagnostikimi i plotë i kardiologjisë joinvazive

EKG:informacion në lidhje me funksionin aktual të zemrës, nëse zemra punon siç duhet, shpejtë apo ngadalë, “kapërcen” ose ndalon në punimin e saj ose është duke punuar plotësisht në mënyrë të parregullt. Pacientët me funksion krejtësisht të parregullt të zemrës kërkojnë një lloj të veçantë mjekimi për të parandaluar një goditje të mundshme zemre.

24-72h HOLTER ECG:    ndjek rrahjet e zemrës përgjatë  24h-48h apo 72h.

24h HOLTER BLOOD PRESSURE KRVNOG PRITISKA: Tregon se si presioni “sillet” gjatë 24h; nëse dhe kur ai devijon nga vlerat normale, sidomos cilat janë vlerat e tij ​​ gjatë natës.  Të dhënat tregojnë se goditja në tru ndodh më shpesh në orët e hershme të mëngjesit dhe se arsyeja e saj është një “kërcim” i presionit të gjakut gjatë fazës së zgjimit.

TEST STRESI I TREDAMILLIT:  Tregon se si punon zemra nën stres; nëse pacienti është në gjendje jo të mirë apo ka probleme me enët e gjakut të zemrës, të cilat gjenerojnë një ndjenjë “shqetësimi në gjoks”.

TEST EKO TESTI:  Test stresi shumë preciz me EKG nën kontroll me ultratinguj. Nëse ka një problem me enët e gjakut të zemrës, ai do të shfaqet në një ekografi më saktë sesa në një EKG të rregullt ose një test stresi të rregullt rutine.

ECHO TEST I STRESIT DOBUTAMINE:  kryhet me ndihmën e medikamentit Dobutamine, me synimin për të përshpejtuar ritmin e zemrës. Në të njëjtën kohë, kryhet një ekografi e zemrës. Është një zëvendësim për testin klasik të stresit për personat që nuk mund të ecin për çfarëdolloj arsye ose nuk mund të bëjnë testin klasik të stresit për shkak të lodhjes së shpejtë. Është shumë i besueshëm në rastet kur pacientët dyshohet se kanë sëmundje të enëve të gjakut të zemrës, por edhe në ata që tashmë kanë një sëmundje të vërtetuar dhe kontrollojnë efektin e barnave që përdorin. 

TESTI CFR-VLERËSIMI I RRJEDHJES SË GJAKUT NËPËRMJET ENAVE TË GJAKUT TË ZEMRËS ME PËRDORIM TË ULTRATINGUJVE: shpejtësia e lëvizjes së gjakut nëpër enët e gjakut të zemrës vlerësohet me ndihmën e ultratingujve dhe medikamentit Adenozinë. Nëse ka një ngushtim të enëve të gjakut, shpejtësia e lëvizjes së gjakut do të ulet. Bëhet kur dyshohet për sëmundje të enëve të gjakut të zemrës përpara se ta dërgojmë pacientin në koronarografi. Testi kryhet edhe në rastet kur pacientët kanë implantuar stenta, kur dyshohet se janë ngushtuar apo bllokuar.

ULTRATINGULL ZEMRE:  Ekzaminimi më i vlefshëm në kardiologji. Jep informacion se si duket zemra, si punon, sa e fortë është, si sillen valvulat e zemrës. Bazuar në këto të dhëna, mund të shohim nëse disa sëmundje, si presioni i lartë i gjakut apo diabeti apo nje atak në zemër i mëparshëm kanë lënë pasoja ne muskulin e zemrës dhe në çfarë mase, përcaktojmë terapinë dhe meret një vendim nëse pacienti do të vazhdojë të bëjë një operacion te valvulës së zemrës apo enëve të gjakut. Bëhet edhe në persona të shëndetshëm si pjesë e një kontrolli kardiologjik rutinë.

ULTRATINGUJ TRANSESOFAGAL ose “EKZAMINIMI I ZEMRËS NGA BRENDA”: Një ultratingull shumë i saktë i kryer në një mënyrë specifike duke perdorur një sondë me ultratinguj. kjo metodë është “standardi i artë” për përcaktimin e ekzistencës së mpiksjes së gjakut në disa zgavra të vogla të zemrës që nuk mund të shihen duke përdorur ultratinguj “të zakonshëm” Bëhet nëse dyshohet për mundësinë e një goditje në tru në pacientë me funksion të çrregullt të zemrës, si dhe në pacientë që janë kandidatë per operacion të valvulave të zemrës.

SKANERI (MSCT) ANGIOGRAFIA KORONARE

Angiografia koronare skanuese (MSCT) është një metodë moderne dhe shumë efektive për vendosjen e diagnozës dhe vlerësimit të lezioneve aterosklerotike të arterieve koronare (koagulimit të enëve të gjakut të zemrës). Ekzaminim zgjat rreth 10 minuta dhe është krejtësisht pa dhimbje. Duke qenë se është një metodë joinvazive, nuk ka mundësi për komplikime gjatë ekzaminimit, ndryshe nga koronarografia standarde.

Ekzaminimi përfshin një imazh me skaner të arterieve koronare dhe një vlerësim të shtrirjes dhe ashpërsisë së mbylljes së enëve të gjakut. Në bazë të këtij ekzaminimi, mjeku i jep pacientit informacion nëse ka bllokim, në çfarë mase është dhe cila është forma më e mirë e trajtimit për këto ndryshime (medikamente apo kirurgjike – vendosje stente apo bypass).

Angiografia e arterieve koronare (MSCT) është mënyra më e mirë për të vizualizuar kalueshmërinë e bypass-it dhe/ose stenteve në pacientët që kanë kryer tashmë një operacion në zemër dhe/ose që i janë nënshtruar bypass-it aortokoronar. Me këtë metodë, ne mund të inspektojmë vendndodhjen e lidhjes së bypass-it në detaje, si dhe kalueshmërinë e tij në të gjithë gjatësinë e tij. Kështuqë Angiografia e arterieve koronare (MSCT) është një metodë superiore diagnostikuese që praktikohet në gjithë qendrat kardiologjike në botë.

ERGOSPIROMETRI: Së shpejti në CODRA!!!  Zemra dhe mushkëritë janë të lidhura ngushtë. Kur njëra prej tyre vuan, gjithashtu vuan edhe tjetra. Ky është i vetmi test që përcakton nëse ju “mbeteni pa frymë” pas një ushtrimi të vogël si pasojë e sëmundjeve të zemrës apo mushkërive.

Ekipi ekspertëve CODRA në qendrën e Kardiologjisë:

Prof Dr Arandjelović Aleksandra, kardiologe

Prof  Dr Branislav Stefanović, kardiolog

Prof Dr Milica Dekleva-Manojlović, kardiolog

Prof  Dr Aleksandra Nikolić , kardiologe

Dr Bojan Stojanović, kardiolog

Dr Ana Popović, kardiologe

Ass dr sci Jelena Suzić-Lazić, kardiologe

Dr sci med Milena Pavlović-Kleut, kardiologe

Dr sci med Dragana Košević, kardiologe

Dr Dejan Kojić, kardiolog-aritmolog/elektrofiziolog

Mjekët


Call Now Button